Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se ka ndryshuar kategorizimi i komunave.
Këtë javë janë vetëm tetë komuna në të kuqen. Ministri ka njoftuar edhe numrin e rasteve në 24 orët e fundit.
249 raste kanë rezultuar pozitivë, ndërsa 538 janë shëruar nga Covidi.
“Lakorja e infeksionit është në drejtimin e duhur të rënies andaj të vazhdojmë edhe mëtej me respektim të masave nga qytetarët dhe mbikëqyrje nga institucionet relevante.
Në bazë të numrit të të infektuarve gjatë javës për 100.000 banorë, kemi ndryshim në kategorizim të zonave. Në zonën e kuqe, këtë javë janë vetem 8 komuna nga trefishi i fillim muajit dhjetor. Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Podujeva, Zveçani dhe Zubin Potoku.
Në zonën e verdhë janë 11 komuna: Kamenica , Gjakova, Gjilani, Peja, Vushtrria, Ferizaji, Shtërpca, Leposaviqi, Lipjani, Graçanica dhe Novobërda.
Ndërsa në zonën e gjelbër janë 19 komuna: Drenasi, Klina, Hani i Elezit, Shtimja, Suhareka, Skënderaji, Malisheva, Parteshi, Rahoveci, Prizreni, Deçani, Kaçaniku, Juniku, Dragashi, Mamusha, Kllokoti, Vitia, Istogu dhe Ranillugu. Pavarësisht masave të përgjithshme, kategorizimi i komunave do të vazhdoj, ndersa kujdesi duhet të rritet. Ndërsa sa i përket situatës epidemiologjike, brenda 24 orëve të fundit nga 1,048 mostra të marra, 249 raste kanë rezultuar pozitivë, ndërsa kemi 538 të cilët e kanë fituar betejën me Covid 19″ shkruan Zemaj në njoftim.
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...