Birra për të gjithë ata që iu ka shënuar gola në karrierë.
Leo Messi shkroi një tjetër faqe të historisë së futbollit, pasi shënoi golin numër 644 me fanellën e Barcelona.
Ai u bë futbollisti i vetëm që ka shënuar më shumë gola për të njëjtën skuadër, duke thyer rekordin e Pele me 643 të tillë, transmeton Gazeta Express
Kështu, për çdo gol të pësuar nga Lionel Messi, të gjithë portierët, të cilëve ylli argjentinas u ka dërguar topin në rrjetë, kanë pranuar birra.
Gigi Buffon mori dy dhe shpreson të jenë të fundit.
“Këto janë dhuratat e mia nga Messi, që përfaqësojnë golat e tij numër 514 dhe 515 në karrierë me Barcelonën. I mbaj mend shumë mirë ato gola, pasi humbëm 3-0. E vetmja dëshirë që kam është që këto të jenë shishet e fundit të birrës që marr. Ok, Lionel? Dy janë më se mjaftueshëm”, shkroi në Instagram portieri legjendar i Juventusit, i cili pozoi me dy shishet në duar./Arbresh.info/
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...