Libani ka bërë të ditur se lloji i ri i virusit COVID-19 është zbuluar tek një pasagjer që mbërriti në vend me një fluturim nga Mbretëria e Bashkuar.
“Një i rast i infektuar me llojin e ri të koronavirusit u zbulua në bordin e një fluturimi të ‘Middle East Airlines’ që erdhi nga Mbretëria e Bashkuar”, njoftoi në twitter ministri libanez i Shëndetësisë, Hamad Hassan.
Hassan konfirmoi se ministria po ndjek rastin e infektuar dhe ata që ishin në kontakt me të.
Ai po ashtu kërkoi nga pasagjerët e ardhur nga Mbretëria e Bashkuar dhe veçanërisht ato në të njëjtin fluturim që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë masat parandaluese.
Mbi 40 vende, përfshirë Turqinë dhe ato evropiane, kanë pezulluar trafikun ajror me Mbretërinë e Bashkuar pas zbulimit të llojit të ri të koronavirusit në vend. Disa prej tyre, përfshirë Francën, mbyllën edhe kufirin e tyre tokësor.
Lloji i ri i sapozbuluar i koronavirusit raportohet se përhapet 70 për qind më shpejt./AA/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?