Kylian Mbappe i ka dhënë nderime trajnerit të larguar të Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel, duke shtuar se “askush nuk do ta harrojë” kohën e tij në krye të klubit nga Parc des Princes.
Lajmi u hap në prag të Krishtlindjeve se gjermani ishte shkarkuar nga pozicioni i tij në klub pas triumfit të skuadrës së tij në Ligue 1 ndaj Strasburgut të mërkurën.
Megjithëse, PSG ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht largimin e 47-vjeçarit, Tuchel duket se i ka dhënë fund ‘magjisë’ së tij prej dy vite e gjysmë si trajner i francezëve.
Mbappe, i cili u vendos si njëri nga talentet më të shquar të sportit dhe vazhdoi të lulëzojë nën drejtimin e Tuchel te PSG – ishte i shpejtë për të nderuar menaxherin e tij dhe punën e tij te klubi nga Ligue 1.
“Fatkeqësisht është ligji i futbollit. Askush nuk do ta harrojë kohën tuaj këtu”.
“Ju keni shkruar një pjesë të mrekullueshme të historisë së klubit dhe unë ju them: faleminderit, trajner”, ka shkruar Mbappe në rrjetet sociale.
Akti i parë i madh i Tuchel pasi arriti të pasonte Unai Emeryn në maj të 2018 ishte të sanksiononte një marrëveshje të përhershme për Mbappe pas një periudhe huazimi shumë të suksesshëm në klub nga Monaco.
Gjermani, i cili fillimisht filloi karrierën e tij si trajner i Augsburg II në 2007, ngriti reputacionin e tij në Mainz midis viteve 2009 dhe 2014, ndërsa më vonë ishte trajner i Borussia Dortmundit para se të merrte drejtimin e PSG-së.
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të