Papu Gomez do të largohet nga skuadra e Atalantas në afatin kalimtar të janarit për t’iu bashkuar Interit.
Siç bën të ditur Tuttomercatoëeb, Interi ka arritur në parim marrëveshje me Atalantan për transferimin e Gomezit dhe po negocion me mesfushorin rreth kontratës së tij, transmeton Koha
Interi është pajtuar të paguajë dhjetë milionë euro dëmshpërblim për Gomezin, i cili te ekipi i ri pritet të ketë një pagë vjetore prej tre milionë eurosh.
Gomez 32-vjeçar, do të largohet nga Atalanta për shkak të prishjes së raporteve me trajnerin Gian Piero Gasperini.
Mesfushori ka kontratë me Atalantan deri në vitin 2022 dhe te Interi shihet si përforcim ideal për mesfushën. Ai këtë edicion ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar katër herë në 16 paraqitje në të gjitha garat./Arbresh.info/
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida