Theo Hernandez këtë sezon po shkëlqen te Milani, ku në ndeshje e fundit ndaj Lazio shënoi golin e fitores në kohës shtesë, për të shpërtheu pastaj festa në “San Siro”.
Mbrojtësi i majtë ka shënuar katër gola këtë sezon, dy prej tyre me kokë në kohën shtesë.
Ai ka folur për golin, sukseset e skuadrës dhe shumëçka tjetër.
“Është një gol i veçantë për mua. Mëkat i madh që nuk kemi tifozë në stadium pasi do të kisha dashur ta festoja me ta. Për mua, por edhe për ekipin ka qenë një vit i jashtëzakonshëm e do të kishte qenë bukur një festë më tribunat e mbushura”.
Mbrojësi shihet se ka një lidhje të fortë me Paolo Maldini, ku u panë në përqafim pas ndeshjes.
“Ka qenë vendimtar në zgjedhjen time për të ardhur te Milani. Është shumë i rëndësishëm për mua dhe një figurë e klubit. Për më tepër, është edhe mbrojtësi më i mirë i krahut që ka parë historia e futbollist, ndaj për mua është një ndjesi fantastike fakti që më përqafon e më përgëzon”.
“Unë punoj çdo ditë për të qenë më i miri në rolin tim. Për këtë më duhet të falënderoj trajnerin dhe shokët e skuadrës sepse vërtet që më kanë ndihmuar shumë që nga dita ime e parë këtu”, ka thënë ai.
Fushata për Shtëpinë e Bardhë dhe retorika e ashpër politike
Osmani: Ka shumë potencial për rritjen e bashkëpunimit midis...
Gërvalla: BE-ja duhet të trajtojë sa më parë dhe me seriozit...
Vazhdojnë sulmet ajrore dhe kërcënimet Izrael-Hezbollah
City merr një lajm të tmerrshëm nga mesfushori Rodri
Protesta në Preshevë, Sinani: Betejat tona si shqiptarë do t...