Festa e Krishtlindjeve këtë vit është festuar ndryshe.
Me qytetet bosh dhe plot drita, bota ka festuar Krishtlindjet nën masa të rrepta për shkak të pandemisë, transmeton portal arbresh.info
Portal arbresh.info sjell disa nga fotot se si u festua nëpër botë festa e Krishlindjes.
Londër
Një pemë Krishtlindjesh në qytetin bosh. Londra është në izolim të plotë për shkak të Covid-19.
Karakas, Venezuelë
Njerëzit bëjnë fotografi pranë disa zbukurimeve.
Lahore, Pakistan
Disa njerëz janë veshur me rroba të babagjyshit për të argëtuar të tjerët.
Larcana, Qipro
Burri i veshur si babagjysh pedalon në ujë.
Sydney, Australi
Një grua shihet duke ecur pranë bredhit të qytetit. Në qytet nuk janë parë shumë njerëz.
Mokano, Francë
Disa njerëz festojnë pranë hotelit Monte – Carlo në Monako. Franca gjithashtu ka vendosur masa të rrepta sigurie për shkak të pandemisë.
Berlin, Gjermani
Një zbukurim gjigand qëndron i vetmuar në një qendër tregtare, pasi Berlini është duke përjetuar valën e dytë të pandemisë dhe ka hyrë në një izolim të plotë për shkak të frenimit të koronavirusit.
Ljubljana, Slloveni
Burrat e veshur si babagjyshë argëtojnë fëmijët në klinikën e Pediatrisë.
Tokio, Japoni
Një grua e veshur me maskë ecën rrugës së zbukuruar të Tokios.
Stamboll, Turqi
Njerëzit bëjnë fotografi rreth dekorimeve të Krishtëlindjes disa orë para fillimit të një shtetrrethimi dy-ditor mes përhapjes së sëmundjes koronavirus më 18 dhjetor.
Moskë, Rusi
Një burrë ecën drejt Katedrales “Krisht Shpëtimtari”./arbresh.info/
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...