Drejtori i Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Alergjike dhe Infektive në SHBA, dr. Anthony Fauci tha se për të fituar imunitetin e tufës ndaj koronavirusit të ri (COVID-19) do të nevojitet vaksinimi i 90 për qind të popullsisë.
Fauci, një ndër mjekët e dalluar të SHBA-së, në intervistën për “New York Times” tha se më parë imuniteti i tufës ka qenë në nivelin 70-75 për qind, por aq sa është ngjitëse sëmundja aq duhet të jetë i lartë niveli i vaksinimit.
“Nuk e dimë numrin e saktë, por mendoj se është mes 70 dhe 90 për qind”, u shpreh ai.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) njoftuan se deri më tani mbi 1 milion persona në vend janë vaksinuar kundër COVID-19.
Nga vaksinat Pfizer/BioNTech dhe Moderna që janë aprovuar në SHBA duhet të zbatohen nga dy doza.
Ndërkohë, administrata e Trumpit synonte vaksinimin e dozës së parë të 20 milionë amerikanëve.
Sipas të dhënave të “Worldometers”mbi 19 milionë persona në SHBA janë infektuar me COVID-19 ndërsa kanë humbur jetën mbi 336 mijë të tjerë./AA/
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...