Google ADS

Policia arreston vjedhësit e 12 dritareve në Pejë

10:24 | 25 Dhjetor 2020
arbresh.info

Policia e Kosovës ka arrestuar vjedhësit e 12 dritareve në Pejë.

Vjedhja kishte ndodhur para dy ditëve nё fshatin Vitomiricё- Pejё.

“Sipas ankuesit iu janё vjedhur dymbёdhjetё (12) dritare nё vlerё prej njё mijё e dyqind (1200) euro”, thuhet në komunikatën e policisë.

Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejё, pas njё pune intensive operativo-hetimore nё datën e njёjtё, ka arritur tё identifikoj dhe arrestoj tё dyshuarit:

• J.F. lindur me 1994
• F.L. lindur me 1987
• S.B. lindur me 1992

Tё dyshuarit 1 dhe 2, pas intervistimit me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ndalohen pёr 48- orё,ndёrsa i dyshuari i tretё ёshtё liruar nё procedurё tё rregult

Policia bën të ditur se dritaret e vjedhura pas konfiskimit iu janё kthyer pronarit legjitim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme