Google ADS

Tërmet në Filipine

08:27 | 25 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Një tërmet me fuqi prej 6.3 ballë sot në mëngjes goditi ishullin Luzon pranë kryeqytetit Manila të Filipineve.

Tërmeti ndodhi 74 kilometra nën sipërfaqe dhe epiqendra e tij ishte në rajonin Calatagan i vendosur në jugperëndim të Luzonit, tha Instituti Filipinas i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë në Twitter.

Autoritetet paralajmëruan për lëkundje të tjera por nuk lëshuan alarm për cunami.

Nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme