Google ADS

Pamje të rënda| Fotografi të papublikuara më parë të krimeve serbe

09:18 | 25 Dhjetor 2020
V. S.

Trishtimin e tmerrin që kaloi populli i Kosovës në luftën e fundit është i rëndë.

Këto pamje janë vetëm disa nga pamjet që fotoreporteri Alban Bujari i bërë publik të enjten në objektin e ministrisë së Drejtësisë.

Fëmijët, civilët të moshuarit nuk u kursyen nga masakrat që Serbia bëri mbi popullin e Kosovës.

Masakra e familjes Jashari në Prekaz, masakra e Reçakut si dhe masakra e shqiptarëve në Rugovë, janë vetëm disa nga masakrat e kryera nga Serbia në Kosovë.

Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur për disa ditë në objektin e Ministrisë së Drejtësisë, ku është e hapur edhe për vizitorë.

Nga kjo ekspozitë u bë thirrje që kriminelët serbë të ndëshkohen për krimet e kryera në Kosovë

Mbi 1641 persona mbeten ende të zhdukur në Kosovë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme