IBRAHIMOVIÇ: KAM 25 FËMIJË NË ‘MILANELLO’ QË KANË NEVOJË PËR NDIHMËN TIME

07:59 | 25 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Zlatan Ibrahimoviç kërkoi që të largohej drejt Suedisë për të qenë me familjen e tij dhe të riaftësohet në vendin e tij.

Por kjo kërkesë është hedhur poshtë nga Pioli që e ruan suedezin si lojtarin më të çmuar, për të parë më nga afër progresin e tij në çdo ditë që të kthehet në fushën e lojës, njofton Insajderi.

Megjithatë Milani është një familje e dytë dhe Ibrahimoviç nuk e sheh si një sakrificë të madhe faktin se nuk është në Suedi.

“Sigurisht që familja ime më mungon shumë. Më mungon gruaja dhe dy djemtë që kam në Suedi.

Do të doja që të isha me ta. Trajneri më thotë se duhet të rrijë në Milanello.

Këtu kam 25 fëmijë që kanë nevojë për ndihmën time. A do të qëndroj te Milani për Champions League? Nëse do të jem i aftë, po”, është shprehur Ibrahimoviç për mediat italiane.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme