Kryeipeshkvi i Kosovës Imzot Dodë Gjergji, në fjalimin e tij të mbajtur në meshën qëndrore të festës së Krishlindjeve në Katedralen “Shën Nëna Tereze”, ka thënë se sfida me COVID-19 sivjet e ka ndryshuar mënyrën e jetesës së njerëzve në të gjithë botën.
“Gjatë këtij viti jemi përballuar me një fenomen të papritur të rrezikshëm, që ka përfshirë gjithë njerëzimin. Nuk janë të paktë ata të cilët kanë humbur betejën me Covid-19, shumë e më shumë janë ata që janë prekur prej tij dhe kanë pasur simptoma të ndryshëm, kurse gjithë jemi përballë me pasojat familjare, shpirtërore, shoqërore dhe ekonomike, që i ka shkaktuar kjo pandemi. E gjithë kjo, në një mënyrë ose në një tjetër, e ka ndryshuar sjelljen tonë ndaj më të shenjtës, mënyrën e të jetuarit tonë dhe formën e komunikimit me të tjerët. Çka do të thotë se, edhe nëse nuk do të ketë pasoja afatgjata, megjithatë do të mbetët gjatë në kujtesën tonë”.
Ai tha se lutet për të gjtihë ata që i kanë humbur për më të dashurit nga virusi.
“Nëpërmjet lutjeve të mija jam munduar të marrë pjesë në dhimbjen e atyre që kanë humbur më të dashurit, në vuajtjen e atyre që janë përballen ose janë duke u përballuar me pasojat e infektimit, dhe për gjithë ato gra e burra, që si mjekë, infermier ose në ndonjë përgjegjësi tjetër, janë duke u lodhur, sikur thotë populli deri në pikën e fundit, vetëm që të shpëtojnë jetët e njerëzve. Sigurisht, pa i përjashtuar të tjerët,, për të cilët Kisha lutet vazhdimisht: Ata që vuajnë nga sëmundjet tjera e që përballen me padrejtësitë e botës, siç janë: emigrantët, të varurit, të harruarit e të margjinalizuarit”.
Dodë Gjergji theksoi se vetëmjaftueshmëria është gabimi më i njerëzimit.
“Kjo, nuk do të thotë, se e duam Zotin vetëm kur përballemi me pafuqitë tona, porse në këto rrethana sytë tanë vetvetiu ngritën drejt qiellit, zemrat tona më lehtë hapen ndaj hireve dhe bekimeve hyjnore, arsyetojmë më mirë mbi të shenjtën e të përjetshmen dhe bëhet më e vetëkuptueshme që vetëmjaftueshmëria është gabimi më i madh që e bëjmë ne njerëzit”.
I pari i kishës katolike në Kosovë shtoi se paqja, pajtimi dhe besimi në njëri tjetrin është përgjegjësi e vazhdueshme që e do zoti.
“Në këto fjali shprese të Shkrimit të Shenjtë, i ftoj edhe përgjegjësit institucional dhe politik në vend, që të rigjejnë urtinë e të parëve, entuziazmin e dikurshëm për liri dhe vullnetin që kishim për paqen, për të rindërtuar besimin, për të gjetur paqen e brendshme, pasi paqja, pajtimi dhe besimi në njëri-tjetrin nuk është vetën nevojë e përkohshme e as nuk i takon vetëm një gjenerate, por përgjegjësi e vazhdueshme e secilit prej nesh, që e dëshiron vetë Zoti”.
Vengu: Shqipëria synon një fazë të re bashkëpunimi me Pentag...
Edi i hedh kunja Gjestit: Burri që o burrë duhet me i peshu ...
Xheneta për Gjestin: Kur ka kajt për mua, me ka bërë krenare...
Gjykata Kushtetuese konfirmon një nga masat e sigurisë ndaj ...
Brazil, ish-presidenti akuzohet për “grusht shteti” kundër d...
Krasniqi për vdekjen e Sabri Popajt: Një shqiptar i rrallë, ...