E thotë për herë të parë, Rama: Pse e vlerësoj Sali Berishën

01:05 | 25 Dhjetor 2020
Trina Galanxhi

Në një rrefim që ka bërë për karrierën në Opinion, kryeministri Edi Rama ka folur për raportet e tij me paraardhësin Sali Berisha. Për herë të parë ai gjeti diçka të mirë te Berisha.

“Saliu është tipiku i pushtetit si qëllim dhe jo si mjet. Të mirë te Berisha? Në aspektin e punëve të vështirë e kam. Në aspektin e metodës, prapë e vështirë. Në aspektin e lireshipit po.

Ka qenë dhe është… tani është që më mirë të mos flasim se është në rënie të lirë, por ka qenë karizamik, i vendosur dhe shumë i aftë për të shkuar drejt objektivit dhe për të mos u hallakatur gjatë rrugës.

Është më tepër taktik sesa strategjik. Ka qenë dominant në partinë e tij, por edhe në politikë edhe kur nuk ka qenë në pushtet. Mund të diskutosh gjerë e gjatë lidershipin e Berishës apo Nanos, apo edhe të Metës, por Basha nuk ka stofin e liderit. Basha është një drejtues pa karakter” – tha Rama.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme