Google ADS

Rama flet për divorcet dhe raportet me gratë

00:47 | 25 Dhjetor 2020
Trina Galanxhi

Kryeministri Edi Rama gjatë intervistës në emisionin “Opinion” ka folur edhe për divorcet e së shkuarës dhe raportet me gratë. Ai tha se ato raporte janë mbyllur në mënyrë civile, për shkak se në një moment të caktuar diçka nuk ka funksionuar.

“Së pari unë e thashë që më parë, që jam me fat që jam burri i Lindës dhe kam Lindën në krah prej 10 vjetësh, gjë që ma ka bërë shumë të largët kohën e mëparshme.

Së dyti unë mendoj që në jetën e njerëzve, pjesa personale, private, është shumë individuale, e veçantë për secilin dhe është e vështirë që nga larg ta gjykosh. Nuk është e mundur.

Unë nuk kam dashur asnjëherë të jem njeriu që jap mend. Në jetën private të gjithë janë të lirë të bëjnë atë që mendojnë. Moscënimi i lirisë është jeta e secilit. Për hir të së vërtetës kam pasur thjesht raporte që në një moment të caktuar nuk kanë funksionuar dhe janë ndërprerë në mënyrë civile” – tha Rama. /lapsi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme