E ardhmja e Paul Pogbasë te Manchester United mbetet në dyshim. Kontrata e francezit me “Djajtë e Kuq” do të skadojë në vitin 2022, sepse United ka ushtruar opsionin e zgjatjes njëvjeçare, por prej muajsh tani po flitet për një lamtumirë të mundshme të ish-futbollistit të Juventusit.
Për t’i hedhur benzinë zjarrit, kohët e fundit, ka menduar menaxheri i futbollistit, Mino Raiola, i cili është shprehur: “Le të shohim se çfarë do të ndodhë në verë”.
Gjithsesi, Ole Gunnar Solskjaer po përpiqet ta mbajë më gjatë francezin: “Shpresoj që Pogba të fitojë këtu, me ne, dhe të qëndrojë” – tha trajneri i “Djajve të Kuq”, në një intervistë për ESPN.
“A ka ndonjë shpresë që Pogba të dëshirojë të jetë pjesë e projektit të United në të ardhmen? Këtu, te Manchester United, gjithmonë ekziston dëshira e madhe për të fituar trofe. Sa më shumë trofe të fitojmë, aq më shumë lojtarët do të dëshirojnë të luajnë për ne. Duhet ta ngremë nivelin dhe Pogba e dëshiron këtë. Paul ka qenë këtu për ca kohë dhe natyrisht ai dëshiron të fitojë diçka. Ai ka një qëndrim shumë, shumë pozitiv në stërvitje. Ai e do futbollin, është ambicioz, dëshiron sukses më shumë se kushdo tjetër në ekip. Varet nga ne, duhet të fitojmë trofe. Kjo mund ta bëjë atë të qëndrojë. Shpresoj që ai të fitojë këtu dhe të qëndrojë”.
Fjalë që mund të komplikojnë planet e drejtuesve të Juventusit, që do të ishin të gatshëm të ofronin Dybalan dhe Bernardeschin për të arritur te francezi.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...