Kandidati për kryeministër i PDK’së, Enver Hoxhaj, u ka uruar festën e Krishtlindjes besimtarëve katolik.
“Goditjet që morëm këtë vit, bashkë do t’i kthejmë në forcë e frymëzim për ta rimëkëmbur dhe rindërtuar shtetin tonë”, është shprehur Hoxhaj.
Sipas tij është shumë e rëndësishme që të bashkuar të shënojmë datat dhe festat si kjo.
Më poshtë gjeni urimin e plotë:
Të dashur miq të besimit katolik,
Urime Krishtlindja! Në një vit si asnjë tjetër, përplotë me sfida dhe goditje nga më të ndryshmet, është shumë e rëndësishme që të bashkuar të shënojmë datat dhe festat si kjo.
T’u dëshmojmë edhe një herë të gjithëve, brenda dhe posaçërisht jashtë Kosovës, tolerancën dhe bashkëjetesën tonë fetare si askund tjetër në botë.
Shqiptarët, pa dallim feje, kanë qenë bashkë në luftë dhe së bashku kanë ndërtuar paqen. Askush asnjëherë nuk mund të thotë ndryshe! Prandaj, në këtë natë të shenjtë për vëllezërit tanë katolik, ne festojmë dhe gëzojmë me ta, duke u lutur që gjatë vitit tjetër familjet tona të begatohen me shëndet e zemrat tona të ngrohen me dashuri. Goditjet që morëm këtë vit, bashkë do t’i kthejmë në forcë e frymëzim për ta rimëkëmbur dhe rindërtuar shtetin tonë. Gëzuar!/arbresh.info/
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...