Google ADS

Qeveria i nënshtrohet presionit të naftëtarëve në prag të zgjedhjeve

21:23 | 24 Dhjetor 2020
arbresh.info

Qeveria e Kosovës i është nënshtruar presionit të naftëtarëve në lidhje me pastrimin e rezervuarve.

Në mbledhjen e sotme Qeveria ka miratuar vendimin për shfuqizimin e pjesshëm të Udhëzimit Administrativ të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë – Nr. 06/2019, për Kushtet Teknike për Import, Deponim, Shitje me Shumicë, Shitje me Pakicë të Karburanteve të Naftës dhe Pastrim të Rezervuarve.

“Sipas vendimit shfuqizohet neni 6 i Udhëzimit Administrativ. Në titullin e Udhëzimit Administrativ gjithashtu fshihet fjala “dhe Pastrim të Rezervuarëve”, thuhet në vendimin e sotëm.

Rregullorja e re për pastrimin e rezervuarve çdo tre vjet është parë si barrë shtesë për kompanitë, të cilat vazhdimisht kanë bërë presion në Ministrinë e Tregtisë për ndryshim të udhëzimit.

Sipas naftëtarëve pastrimi i rezervuarve nuk do të ketë shanse  të bëhet çdo tre vjet. Ata kundërshtojnë edhe çmimin e kalibrimit, duke e cilësuar si shumë të lartë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme