Google ADS

A duhet marrë vaksina anti-Covid19, flet Valbon Krasniqi

19:22 | 24 Dhjetor 2020
arbresh.info

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka thënë se vaksina pritet të jetë e disponueshme në muajt e parë të vitit 2021.

“Virusi ka qenë shumë i panjohur sepse s’është paramenduar që kjo pandemi të zgjasë kaq shumë. Edhe OBSH i ka ndërruar qëndrimet disa herë dhe ende ka shumë të panjohura për këtë virus, sidomos tani pas mutacioneve të paraqitur. Ky virus ka arritur që të mbijetojë një vit dhe pak njeh historia një virus që zgjat kaq shumë”.

Ai ka apeluar te të gjithë qytetarët e Kosovës që të marrin edhe vaksinën kundër gripit sezonal për të ndihmuar në imunizimin e popullatës, transmeton arbresh.info.

Ndërkaq, për dyshimet se a duhet marrë ose jo vaksina, Krasniqi ka thënë se kjo nuk duhet të jetë më çështje dhe si arsye dha se çdo bar ka efekte anësore, por që s’do të thotë se nuk duhet konsumuar.

Krasniqi ka folur edhe për situatën aktuale me epideminë në spitalet e Kosovës duke njoftuar se ajo është më e qetë aktualisht, megjithëse ka një numër të madh të të hospitalizuarëve.

“Periudhën më të ngarkuar e kishim javën e fundit të nëntorit ku kishim 1010 pacientë. Sot ka rënë ky numër në 650 të hospitalizuar, por edhe ky numër është i lartë për kapacitet tona. Është dashur të bëjmë një riorganizim të stafit shëndetësor. Tani kemi shtuar më shumë se 1000 infermierë dhe qindra mjekë që merren me trajtimin e pacientëve me COVID-19”, ka deklaruar Krasniqi në Klan Kosova.

Krasniqi ka njoftuar se mungesa e ilaçit Fraxiparinë nuk është më problem, meqë janë furnizuar në dy ditët e fundit me sasi të mjaftueshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme