Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjat 24 orëve të fundit janë bërë 2.206 testime dhe janë regjistruar 592 raste të reja me coronavirus.
Prej rasteve të reja 259 janë në Shkup, 31 Kumanovë, Dibra 7, Prilepi 30, Shtipi 8, Tetova 18, Struga 21, Veles 17, Manastir 24, Ohër 28, Kavadar 35, Gostivar 21, Gjevgjeli 8, Strumicë 12, Kriva Pallankë 9, Radovsih 6, Koçani 7, Probishtip , Demir Hisar, Makedonski Brod dhe Pehçevë me nga 1 rast, Berovë 2, Vallandovë 3, Vinicë dhe Dellçevë 4, Kratovë 1, Sveti Nikole 5, Kërçovë 10, Resnjë 7 dhe Negotinë 12, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sot ISHP po ashtu regjistroi 691 të shëruar dhe 21 të vdekur. Prej pacientëve të vdekur 6 janë nga Shkupi, dy nga Kumanova, dy nga Tetova, tre nga Prilepi, një nga Shtipi Ohrri dhe Struga, dy nga Manastiri, nga një në Strumicë Berovë dhe Vallandovë.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë me COVID-19 janë diagnostifikaur 80.407 pacientë ku prej tyre 57.434 janë shëruar dhe 2.375 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 20.598 raste aktive me coronavirus.//Telegrafi/
Australia çon përpara ligjin që ua ndalon fëmijëve rrjetet s...
Haxhiu: Sot dhe çdo ditë tjetër, ne të gjithë kemi një rol p...
Mbyllet për dy orë rruga Prishtinë-Pejë-segmenti Kijevë-Doll...
Sali Berisha shkon në selinë e PD, pritet nga mbështetësit
Çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së, Maqedonci thotë se...
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...