Më tepër se dhjetë vite pas Shpalljes së Pavarësisë, Kosova përballet me tri sfida kryesore të sigurisë:
Pra nëse analizohen tri sfidat kryesore nënkuptohet që qeveritë e Kosovës në fushën e mbrojtjes nuk i kanë kushtuar rëndësi të veçantë bazuar në atë që këtë kompetencë ja kanë lënë në dorë faktorit ndërkombëtar i cili Kosovën e sheh pjese të 1244-it e jo si shtet të pavarur dhe sovran.
Spektri politik në Kosovë duhet që të krijojë një grup ekspertesh që të hartojnë një strategji për ndërtimin e marrëdhënie kontraktuale me NATO-n siç ka bërë me Unionin Europian. Pra, para marrëdhënieve kontraktuale me NATO-n, këta ekspertë të përfshihen në kuadër të institucioneve të mbrojtjes.
Qeveria e Kosovës duhet të bëjë përpjekje maksimale që të kërkojë Zyre Ndërlidhëse Ushtarake të NATO-s, si “garanci politike” të stabilitetit të sigurisë dhe se askush, asnjëherë nuk do të arrijë të tjetërsojë vizionin se integrimet euroatlantike janë e vetmja rrugë që do të ndjekë Kosova.
Ndërsa sa i përket boshtit kryesor, për të jetësuar një platformë të mbrojtjes Kosova duhet të fillojë që të krijojë industrinë e mbrojtjes për t’i mbuluar nevojat e veta të forcave ushtarake, si dhe në fazën dytë 2040, të fillojë që së bashku me vendet siç është Kroacia të avancohet në prodhimin e raketave kundërajrore, sisteme informatike dhe naviguese të fushëluftës, mbrojtje balistike, tanke luftarake, sisteme raketore shumëtytëshe, granatahedhës e cila në terren reflekton nga një vend që pranon siguri në një vend që ofron siguri për veten dhe për rajonin.
(Drizan Shala është ekspert i sigurisë, dhe si pjesë e shoqërisë civile për një kohë të gjatë ka kontribuar në tryeza e hulumtime rreth temave të sigurisë. Opinioni është shkruar ekskluzivisht për arbresh.info)
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...