Mbi 1mijë pacientë me coronavirus po trajtohen në repartet infektive

17:58 | 24 Dhjetor 2020
A. B.

Në 24 orët e kaluara në qendrat kovide në spitalet në të gjithë vendin, është raportuar se një total prej 613 pacientësh pozitivë dhe të dyshuar për coronavirus po trajtohen, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

“Sipas raporteve të spitaleve që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në baza ditore, 53 pacientë pozitivë ose të dyshuar për COVID-19 janë të shtruar në spitalin në Manastir. 58 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit.

Janë 35 pacientë në Repartin e Sëmundjeve Infektive në Tetovë, 30 pacientë po trajtohen në Veles, ndërsa në Kumanovë 89 pacientë. 65 pacientë janë shtruar në spitalin në Qendrën Kovide në 80 87 në Prilep, në Gostivar 38, në Strugë 38, 64 pacientë u shtruan në spitalin e Strumicës, 39 në Koçan, 20 në Kërçovë, 20 në Kavadar, 18 në Gjevgjeli dhe 5 në Dibër, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga atje shtojnë se numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë ose të dyshuar për coronavirusin që trajtohen në departamentet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 1.072 dhe ka rreth 300 shtretër spitalor të zbrazët në qendrat kovide./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme