Google ADS

Treni goditi veturën në Prishtinë, policia jep detajet për të lënduarit

17:58 | 24 Dhjetor 2020
arbresh.info

Policia e Kosovës ka dhënë detajet në lidhje me aksidentin në të cilin u përfshinë një tren dhe një veturë.

“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në lagjen Përroi i njelmët në Prishtinë. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 4 perona”, deklaroi për arbresh.info zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti bëri të ditur se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme