Kryeministri, Avdullah Hoti, ka uruar besimtarët katolik për festen e Krishtlindjes.
“Presidenti Rugova, i pati përzemër marrëdhëniet me Selinë e Shenjtë. Miqësia e tij me Papa Gjon Palin II mbetet udhërrëfyes në marrëdhëniet tona me Vatikanin”, thotë Hoti në mesazhin e urimit.
Pandemia sipas Hotit ka bërë që të festohet ndryshe e jo sipas traditës shqiptare.
Mesazhi i plotë i kryeministrit Hoti:
Sonte, besimtarët katolikë në gjithë botë e kremtojnë Krishtlindjen, ditën që simbolizon paqen mes Zotit dhe njerëzimit, dhe në mes popujve.
Tradita dymijëvjeçare e Krishterimit ndër shqiptarë është faktor përcaktues në karakterin tonë unik kulturorë dhe shpirtërorë. Ne jemi shembull i mirëkuptimit dhe i harmonisë në diversitet. Historia na ka përcaktuar që ne të kemi besime të ndryshme, por kjo asnjëherë nuk na ka penguar që ta duam edhe më shumë njëri-tjetrin, që t’i kremtojmë bashkë të gjitha festat tona.
Në këtë festë të veçantë, ne kujtojmë me krenari se paraardhësit tanë iliro-dardanë dhanë martirët e parë të krishterimit në këtë pjesë të Evropës, Shën Florin dhe Shën Laurin.
Nëpërmjet Shën Jeronimit, ne i dhanë botës perëndimore mesazhin e Ungjillit, ndërsa Selia e Shenjtë disa herë u udhëhoq nga papët iliro-shqiptarë.
Në kohët më të vona, kombi ynë i dha gjithë njerëzimit një model të dashurisë, mëshirës dhe urtësisë – Shën Nënë Terezën.
Presidenti Rugova, i pati përzemër marrëdhëniet me Selinë Shenjtë. Miqësia e tij me Papa Gjon Palin II mbetet udhërrëfyes në marrëdhëniet tona me Vatikanin.
Në këtë ditë të veçantë, dua të falënderoj Kishën Katolike të Kosovës, e cila përherë ka qenë zë i arsyes, i dashurisë dhe i vëllazërisë ndërmjet etnive dhe religjioneve në vendin tonë. Bashkëpunimi i Ipeshkvisë tonë me bashkësitë e tjera fetare është shembull edhe për vendet e tjera.
Duke ju shprehur edhe një herë urimet më të mira të gjithë juve, vëllezër dhe motra të besimit katolik, uroj që kjo festë ta forcojë dashurinë në mes nesh dhe popujve anekënd globit.
Sivjet, për shkak të pandemisë, jemi të detyruar të festojmë ndryshe, e jo sipas traditës tonë shqiptare duke e përqafuar njëri-tjetrin. Lutem që festat e tjera t’i kremtojmë në rrethana më të mira.
Megjithatë, ne e përgëzojmë njëri-tjetrin me zemër, me lutje Zotit për paqe dhe begati për familjet tona dhe për mbarë njerëzimin./arbresh.info/
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...