Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa theu çdo rekord me albumin e saj “Future Nostalgia”.
Për shkak të pandemisë, Dua nuk pati mundësi të promovojë këngët e këtij albumi, por së fundi iu dha një shanse për të interpretuar disa nga këngët e saj më të reja të martën në ‘Pandora Live’ të vitit 2020, shkruan DailyMail transmeton portali arbresh.info
Edhe pse Dua shoqërohej nga një bandë e plotë, ajo kishte një skenë të improvizuar kryesisht dominonin ngjyrat me dritë blu ose vjollcë.
Ajo kishte veshur një fustan prej lëkure të zezë që përmbante rripa dhe një çarje të shkurtër te pjesa e kofshës.
Dua përputhej me veshjen me një palë çizme lëkure të zeza deri në kofshë.
Artistja e hapi performancën e saj me hitin “Levitating”, që u publikua në muajin gusht si single, e më pas erdhi edhe si bashkëpunim me reperin DaBaby.
Kënga u ripërpunua dy herë, së pari nga The Blessed Madonna në një version që përmban vokale të reja nga Madonna dhe Missy Elliott, megjithëse një version i dytë me një intro dhe një varg të ri nga reperi Da Baby ishte hiti më i madh në Sh.B.A.
Kujtojmë se, albumi i saj “Future Nostalgia” është nominuar për çmimin e lakmuar, atë të “albumit më të mirë të vitit 2021” në GRammy Awards 2021, si dhe për gjashtë çmime tjera. /arbresh.info/
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...