Pandemia Covid-19 vijon të ushtrojë presion mbi ekonominë e vendit.
Pavarësisht efekteve më të zbutura, të dhënat zyrtare të Instat tregojnë se Prodhimi i Brendshëm Bruto shënoi rënie me 3.4% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Goditjen më të madhe në ngadalësimin e ekonomisë edhe në korrik-shtator kur ekonomia ishte tërësisht e hapur e ka dhënë konsumi i dobët, diçka e paralajmëruar më herët edhe nga ekspertët.
Tregtia, shërbimet dhe transporti rezultojnë edhe degët më të prekura që kanë dhënë një ndikim negativ në ekonomi, teksa edhe bujqësia ka ndalur hovin këtë tremujor pas ecurisë pozitive që shënoi në tremujorin e dytë. Ndërsa dy sektorët që vijojnë t’i rezistojnë efekteve të krizës së koronavirusit janë ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme, të cilët kanë parë sërish një rritje përkatësisht me 0.7% dhe 0.5%, dy degë që nuk kanë stopuar as gjatë karantinës kur ekonomia ishte e bllokuar.
Ndërkaq, rritje ka shënuar edhe shëndetësia në këtë periudhë si rezultat i shpenzimeve të larta që janë bërë në këtë sektor në kuadër të emergjencës Covid-19./TCH
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...