Kuvendi akoma nuk ka caktuar seancën për interpelancë ndaj zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov.
Nga ligjvënësi nuk ka informacion kur nisma e opozitës pritet të debatohet.
VMRO-DPMNE-ja më 15 dhjetor dorëzoi zyrtarisht kërkesën për interpelancë në Kuvend, me arsyetimin se Nikolla Dimitrov është shkaktari i dështimit të vendit në procesin euro-integrues.
Nga partia e Hristijan Mickoskit disa herë kanë deklaruar se Dimitrov nuk duhet të frikësohet nga interpelanca, pasi kjo nuk paraqet kërcënim individual për të. Grupi parlamentar shpreson që kjo interpelancë nuk do të përfundojë si 8 interpelancat e mandatit të kaluar prej të cilave vetëm njëra u shqyrtua, ndërsa të tjerat nuk u hapën për debat.
Nga ana tjetër LSDM-ja vlerëson se Dimitrov gëzon besimin dhe mbështetjen e shumicës dhe se procedimi i interpelancës është çështje e Kryetarit të Kuvendi i cili vendos në bazë të Rregullores.
Sipas Rregullores së Kuvendit, interpelanca e parashtruar duhet vendoset në rend ditë 15 ditë pasi deputetët të pranojnë përgjigjen nga subjekti ndaj të cilit është ngritur interpelanca. Në rast se subjekti nuk përgjigjet për kohën kur parasheh t’i nënshtrohet interpelancës, e njëjta vendoset në rend dite në seancën e parë pas afatit 15 ditorë. Gjatë kësaj përbërjeje të Kuvendit, nuk është thirrur asnjë seancë për interpelancë ndaj funksionarëve të Qeverisë./alsat
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...