Google ADS

309 persona infektohen me koronavirus

15:04 | 24 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Në 24 orët numri i të prekurve me Covid-19 ka shkuar deri në 309 raste.

Kështu ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, shkruan arbresh.info

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.287 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 309 raste pozitive”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Numri total i rasteve pozitive është 49.866 raste nga 175.052 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme