Sindikata e Policisë së Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës realizimin e të drejtave për zyrtarët policorë të cilët kanë punuar dhe punojnë në kohë pandemie për parandalimin e COVID-19.
Sipas një njoftimi për media, ata thonë se nëse pagesat e tyre nuk kryhen në këtë fund vit do të shikojnë mundësinë e marrjes së masave më radikale në mënyrë që të realizojnë të drejtat e tyre, shkruan Arbresh.info.
Tutje në njoftim thuhet se Sindikata e Policisë së Kosovës i rikujton Qeverisë se pagesa nga pakoja emergjente, pagesat e ushqimit të bazuara në ligj dhe pagesa e orëve të punës varësisht kohës në punë përfshirë vikendeve dhe në festa, si dhe pagesa në ndërrimin e natës në mënyrë të dinjitetshme të jenë prioritet i ekzekutivit të vendit për këtë vit.
Lexoni më poshtë njoftimin e tyre:
Sindikata e Policisë së Kosovës në mbledhjen e mbajtur me datë 22.12.2020 në Prishtinë, ka vlerësuar punën e Zyrtarëve Policor të cilët ishin gjatë tërë vitit të angazhuar të parët në betejën kundër pandemisë COVID-19, edhe përkundër angazhimeve tjera të shumta që kanë sipas ligjit.
Mirëpo në asnjë kohë dhe në asnjë formë nuk është ndal së realizuari objektivat e veta, edhe pas shumë sulmeve kohëve të fundit ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, gjithashtu ka realizuar edhe detyrat e saja të dala nga masat, gjegjësisht vendimet e Qeverisë së Kosovës lidhur me parandalimin e COVID-19 në implementim të ligjit anti-COVID.
Qeveria e Republikës së Kosovës është në njohuri se zyrtarët policor ishin të infektuar me COVID-19, ku përveç vuajtjes nga sëmundja kishin edhe shpenzime të jashtëzakonshme. Policia e Kosovës deri më tani ka humbur 12 zyrtarët policorë nga COVID-19 dhe mbi 1.400 të infektuar, edhe përkundër kësaj ata ishin në ballë të luftës në parandalimin e kësaj sëmundje që është dhe vazhdon të jetë breng për tëre botën.
Angazhimi për parandalim të COVID-19 vazhdon edhe më tutje dhe sa vije e shtohen detyrat dhe punët e çdo zyrtari policor, ndërsa realizimi i të drejtës për zyrtarin policor as nuk ishte prioritet i Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe siç po duket vazhdon të mos jetë.
Dhe mu për këtë ne si Sindikatë e Policisë së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur me datën 22.12.2020, kërkon me ngulm realizimin e të drejtave themelore të zyrtarëve të Policisë së Kosovë si dhe stafit civil në Policinë e Kosovës, të parapara me ligjet e vendit dhe të përshkruara në vendimet dhe zotimet e Qeverisë të premtuara në takimet e fundit .
Sindikata e Policisë së Kosovës i rikujton Qeverisë së vendit se pagesa e pakos emergjente, pagesa e ushqimit e bazuara në ligj dhe pagesa e orëve të punës varësisht kohës në punë përfshirë vikendeve dhe në festa, si dhe pagesa ndërrimin të natës në mënyrë të dinjitetshme të jenë prioritet i ekzekutivit të vendit për këtë vit, për të gjithë zyrtarët policorë dhe stafit civil e jo të jenë kërkesa në pritje në realizim pasi që në asnjë mënyrë nuk do lejojmë të shtyhen këto kërkesa si gjithnjë.
Mos pagesa e tyre do shtyjnë Sindikatën e Policisë së Kosovës që edhe në ketë fund vit të shikoj mundësin e marrjes së masave më radikale në mënyrë që të realizoj të drejtat e tyre .
Andaj presim dhe jemi të bindur që Kryeministri i vendit në detyrë dhe Ministri MPB-së në detyrë t’i marrin prioritet këto kërkesa të pjesëtarëve të PK-së të cilat ju takojnë me të drejt të plotë sipas ligjeve aktuale dhe të realizojnë.
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...
Tyson Fury – Oleksandr Usyk/ Meçi i vitit, flasin eksp...
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...