Fituesi i medaljes së artë olimpike në vitin 1984 dhe të argjendtës në vitin 1988 në mundje, Shaban Tërstena, njofton për vdekjen e legjendës së mundjes Ibrahim Pehlivani.
“U nda nga jeta në moshën 83 – vjeçare legjenda e mundjes Haxhi İbrahim Pehlivani nga Studeniçani i Shkupit i cili ishte njëri ndër kontribuesit më të mëdhenj të mundjes popullore.
Haxhi İbrahim Pehlivani do të mbetet një arkiv në vete dhe kontribuesi më i madh për mbrojtën e mundjes popullore në vendin tonë.
Edhe në reprezentacionin e mundjes në ish Jugosllavi ishte një mundës i fuqishëm dhe i shumë fitoreve si në vend ashtu edhe jashtë vendit.
Përveç si mundës Haxhi İbrahim Pehlivani ka kontribuar si trajner në klubin e mundjes në Studeniçan i cili ka nxjerrë shumë mundës të cilët kanë korrë suksese të shumta. S’kam çka të them tjetër, ngushëllime për familjen e afërt dhe për të gjithë dashamirët e mundjes.
Zoti e mëshiroftë shpirtin e kampionit në botën e amshueshme Haxhi İbrahim Pehlivani!”, ka shkruar Tërstena në profilin e tij në facebook.
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...
Edi vjen në studion e Prime, Dini e ngacmon: “A pate ka me h...