Google ADS

Çastet e fundit para sulmit fatal

12:58 | 24 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Këto janë pamjet dramatike të filmuara nga një udhërrëfyes në Afrikën e Jugut.

Çitah është kapur egërsisht nga një krokodil dhe është tërhequr zvarrë. Krokodili qëndronte i fshehur nën ujë duke pritur momentin e duhur për të sulmuar, teksa çitah ishte duke pirë ujë.

Një sulm i shpejtë ishte vdekjeprurës për kafshën më të shpejtë në botë.

Pamjet janë realizuar nga 30-vjeçari Busani Metshali, i cili atë moment ishte duke shoqëruar një grup turistësh.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme