Ndërsa afrohen në vijën e përfundimit të negociatave tregtare postBrexit, Bashkimi Evropian dhe Britania duket se kanë arritur një marrëveshje mbi kuotat e diskutueshme të peshkut, deklaroi një politikan gjerman në një intervistë.
Alexander Lambsdorff, i Partisë Demokratike të Lirë (FDP) pro biznesit dhe eurodeputet, deklaroi për transmetuesin gjerman ”Deutschlandfunk” se dukej se të dy palët kishin rënë dakord që BE të ruante të paktën 75% të aksesit të saj në ujërat britanike gjatë pesë viteve të ardhshme.
“Kjo është padyshim shumë më tepër sesa ajo që mund të prisnin francezët, spanjollët, portugezët, holandezët dhe belgët”, deklaroi ai.
“Kjo ishte pika më e vështirë deri më tani”, shtoi deputeti gjerman.
Pas një përparimi në klauzolat e konkurrencës dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, kuotat e peshkimit mbetën pika e fundit e bllokimit të negociatave.
Sipas raporteve të medias, kryeministri britanik Boris Johnson dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të flisnin përsëri në telefon këtë mëngjes.
Në mungesë të një marrëveshjeje, një periudhë tranzicioni do të skadojë më 31 dhjetor dhe Britania e Madhe do të largohet nga tregu i vetëm i bllokut, duke u përballur me tarifa të rënda./ATSh/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...