Kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed sot bëri të ditur se forca ushtarake janë vendosur në rajonin perëndimor Benishangul-Gumuz, pas sulmit nga një grup rebel që vrau më shumë se 100 civilë.
“Në mënyrë që të zgjidhet shkaku kryesor i problemit është vendosur forcë e nevojshme dhe e koordinuar”, shkroi Ahmed në Twitter. “Unë i bëj thirrje publikut të mbështesë veprimet e gjithanshme të qeverisë”, tha ai.
Sulmi ndodhi në fshatin Bekoji në qarkun Bulen në zonën Metekel, një zonë e banuar nga grupe të shumta etnike.
Komisioni etiopian për të Drejtat e Njeriut tha se siguria e brishtë e rajonit duhet të përmirësohet. ‘’Forca dhe struktura e sigurisë së rajoneve duhet të përmirësohet për të mbrojtur plotësisht mirëqenien e publikut”, thuhet në deklaratën, duke bërë thirrje që autorët e krimit të nxirren para drejtësisë.
Sulmi erdhi një ditë pasi Abiy, i cili erdhi në pushtet në vitin 2018, shefi ushtarak i shtabit dhe zyrtarë të tjerë të lartë federalë vizituan rajonin për të kërkuar qetësi.
Rajoni perëndimor që kufizohet me Sudanin, ku ndodhet diga e Etiopisë e “Rilindjes së Madhe Etiopiane” prej 5 miliardë dollarësh në Nilin e Kaltër, ka regjistruar disa masakra të motivuara etnikisht në të cilat qindra pjesëtarë etnikë amhara u vranë.
Sipas Agjencisë shtetërore etiopiane të lajmeve, ushtria etiopiane pretendon se ka vrarë 42 rebelë të përfshirë në masakër.
Veçmas, forcat e sigurisë kanë luftuar rebelët në rajonin verior Tigray për më shumë se gjashtë javë./AA/
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit