Google ADS

Si të bëni gati listën e qëllimeve për një Vit të Ri të suksesshëm

11:54 | 24 Dhjetor 2020
Trina Galanxhi

Edhe pse viti 2020 ishte i vështirë, disa nga ne mund t’ia kenë dalë mbanë me arritjen e qëllimeve. Nëse nuk keni arritur atë që keni dëshiruar, vendosni qëllimet për vitin 2021.

Kjo është arsyeja pse më të suksesshmit thonë se është gjithmonë e rëndësishme të kemi një plan dhe qëllime të caktuara për të cilat përpiqemi, transmeton portal arbresh.info

Më poshtë janë disa sugjerime për një të suksesshëm.

  1. Para se të filloni të shkruani qëllime, duhet t’i ndani ato në ato që lidhen me shkollën, punën, pamjen, ushqimin dhe më shumë. Pasi të keni klasifikuar qëllimet në këtë mënyrë, mund të filloni me udhëzime individuale.
  2. Renditni qëllimet që planifikoni ti përmbushni.
  3. Përcaktoni kohën e saktë se kur dëshironi që qëllimi juaj të përmbushet. Përcaktimi i datës dhe orës së saktë është shumë i rëndësishëm, sepse në atë mënyrë rritet probabiliteti i përmbushjes.
  4. Bëni një plan për secilin nga qëllimet që renditët. Shkruani se si mund ta arrini atë, cilat janë pengesat për arritjen e një qëllimi të caktuar dhe si t’i kapërceni ato.
  5. Për secilin nga qëllimet që keni shkruar, duhet të tregoni pse doni të arrini një qëllim të caktuar. Ji i sinqertë me veten tënde dhe liro pendën. Shkruani atë që vërtet mendoni dhe doni të bëni.
  6. Në mënyrë që qëllimet tuaja të mos mbeten vetëm në letër, është e nevojshme të lexoni gjithçka që keni shkruar të paktën një herë në javë dhe të kontrolloni se si po përparoni në arritjen e asaj që keni shkruar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme