Muzeu i Kosovës, në bashkëpunim me Shoqatën e të Verbërve dhe me përkrahjen e Ambasadës Holandeze në Kosovë, organizon nje seri te punëtorive intensive, në kuadër të programit te ri “Qasja Taktile”.
Aktivitetet do te zgjasin nga data 10 nëntor deri më 10 dhjetor 2015, nga ora 10:00 deri në orën 14:00, ne Lapidariumin e Muzeut te Kosoves.
Programi “Qasja Taktile” i Muzeut te Kosoves ka për qëllim, të promovojë qasjen në institucione dhe ngjarje kulturore dhe integrimin social te personave me nevoja të veçanta.
Përmes një procesi interaktiv, edukatoret muzeore do të asistojnë pjesëmarresitë në krijimin e imazheve të prekshme dhe modelimin e eksponateve dhe ekspozitave të muzeut. Pjesemarresit ne program do te kontribuojne drejtpërdrejtë në ndërtimin e një ekspozite të përbashkët, për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut me 10. Dhjetor.
Ky program do të ndihmojë në ndertimin e një mjedisi ku njerëzit, duke përfshirë edhe ata me nevoja te veçanta, së bashku zhvillojme mënyra të reja të prodhimit artistik dhe shijimit të trashëgimisë kulturore të përbashkët.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...