Google ADS

Selimi për ekspozitën që dokumenton krimet serbe: Vuajtjet e njerëzve tanë na obligojnë të vendosim drejtësi në vend

11:29 | 24 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Në mënyrë që të dokumentohen krimet që shteti serbë ka bërë në Kosovë, në Ministrin e Drejtësisë u hap sot ekspozita më foto ku dokumentohen krimet e Luftës në Kosovë të fotoreporterit, Alban Bujari.

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi tha se kjo ekspozitë tregon mizorin Serbe, raporton Arbresh.info.

“Kjo ekspozitë tregon mizorin serbe. Kjo na shërben që të rikujtojmë të vërtetën e Kosovës. Të kalosh dekada të tëra sjell trauma. Populli ynë gjen forcën të vazhdoj tutje. Vuajtjet e njerëzve tanë na obligojnë të vendosim drejtësi në vend.

Dua të falënderoj deputetin Gazmend Syla e fotografin për këtë punë”, tha Selimi.

E nënkryetarja e Kuvendit Arbërie Nagavci tha se këto i rikthejnë në kujtesë edhe një herë të bëmat e serbëve në Kosovë.

“Në momente si këto i rikthejmë edhe një herë përjetimet e luftës dhe brengen për atë që gjithmonë duhet të bëjmë më shumë që ta themi sa më fuqishëm të vërteten se Serbia ushtroj gjenocid në Kosovë”.

Ndërsa fotoreporteri Alban Bujari tha se këto foto janë të masakrave të ndryshme.

” E falënderoj Ministrin Selimin për përkrahjen e kësaj ekspozite këto janë foto të masakrave të ndryshme në Kosovë””, përfundoi ai.

Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur në ministrinë e Drejtësisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme