Google ADS

Mjeku anglez thotë se janë shfaqur gjashtë simptoma të reja të koronavirusit

11:14 | 24 Dhjetor 2020
Trina Galanxhi

Shkencëtari dhe eksperti britanik, Tim Spector, ka zbuluar edhe tre simptoma të reja të koronavirusit, të cilat deri me tani nuk kanë qenë shumë të njohura dhe sipas tij, tani janë gjashtë simptoma në total që tregojnë praninë e Covid-19.

Profesori i epidemiologjisë gjenetike në King’s College London paralajmëroi për këto tre simptoma shtesë, pasi qeveria britanike njoftoi futjen e kufizimeve drastike për Birmingham, ku epidemia e koronavirusit shpërtheu jashtë kontrollit, transmeton portal arbresh.info

Dr Spector kujtoi se numri i rasteve në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar po rritet me shpejtësi dhe se lloji i ri i virusit është mbizotërues, por se “ne ende nuk kemi asnjë provë që ai sillet ndryshe nga versioni” i vjetër “i virusit”.

382 persona shërohen nga koronavirusi

“Këto ndryshime mund të kenë ndodhur pa mutacionin e virusit. Cilado lloji i virusit të shkaktojë një rritje të re në numrin e të infektuarve, përsëri qëndron se ne jemi të papërgatitur dhe se duhet të frenojmë epideminë,” tha Dr. Spector.

Ai ka shtuar se vetëm testimi nuk do t’ia dal që të mbajë nën kontrollë virusin.

“Njerëzit duhet të dinë të gjitha simptomat që duhet t’i kushtojnë vëmendje, në vend që të përqendrohen vetëm në tre simptomat kryesore dhe zyrtare të ofruara nga OBSH. Është e rëndësishme që njerëzit të dinë se dhimbja e kokës, dhimbja e muskujve, humbja e oreksit dhe konfuzioni janë shoqëruesit më të shpeshtë të Covid-19”, tha ai.

Profesor Tim Spector tha se simptoma të tjera që mund të tregojnë praninë e Covid-19 përfshijnë: dhimbje koke, lodhja, diarre, dhimbje muskulore, humbja e oreksit dhe konfuzioni.

Ai shton se njerëzit duhet të izolohen nëse përjetojnë ndonjë nga këto simptoma./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme