Personi i aksidentuar dje, ka ndërruar jetë pasi është goditur nga një automjet në lëvizje.
Sipas raportit të policisë ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 12:05, në Çagllavicë, transmeton arbresh.info.
Viktima nga lëndimet e rënda trupore ka ndërruar jetë në QKUK.
Ndërkaq, me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion
Ky është njoftimi i plotë:
“Ka ndodhë një aksident trafiku deri sa një i dyshuar mashkull kosovar, dyshohet se duke ngasur automjetin e tij në mënyrë të pa kontrolluar, ka goditur një këmbësor mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe për shkak të lëndimeve të rënda ka ndërruar jetë në QKUK. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion”./Arbresh.info
Vullneti: Nuk dal prej shtëpisë pa i bërë ‘shoqe të ngushta’...
Rodri thotë se e meritoi Topin e Artë: Isha konsistent
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
Protesta në Serbi, shkak tragjedia në stacionin hekurudhor n...
“Ujku i Çeliktë”, Osmani: Krenarë me vajzat dhe djemtë e ush...
Rebelët Huthi sulmojnë anije në Detin e Kuq