Juventusi ndjek Milanin që ka dhjetë pikë më shumë: A është fundi i një epoke?

09:29 | 24 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Juventusi i ka fituar nëntë tituj e fundit në Serie A, por këtë vit duket në telashe pasi në renditje kanë mbetur pas.

Zonja e Vjetër që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, ka dhjetë pikë më pak se Milani, ndërsa nëntë më pak se Interi që është i dyti.

Juve zë vendin e gjashtë në renditje, ku para tyre janë edhe Napoli, Sasuolo dhe Roma.

Marca ka bërë një analizë duket nxjerr një konkludim, se Scudetto e dhjetë me radhë, mund të mos vije nën drejtimin e Andrea Pirlos.

Nuk konkretizohen rastet

Pavarësisht se kanë një numër të mirë të golave të shënuar, 25 gola në 13 ndeshje, Juve nuk konkretizon rastet e shumta që i vijnë në momentet kyçe të ndeshjes.

Kjo bëhet edhe më e çuditshme, ku sulmuesit kryesorë janë Alvaro Morata dhe Cristiano Ronaldo.

Gabimet në mbrojtje

Mbrojtja e udhëhequr nga Leonardo Bonucci dhe Matthijs de Ligt, po del të jetë më shumë gabime sesa mund të prisnim nga këta lojtarë.

Holandezi ende nuk arrin të justifikojë çmimin e tij të majmë që është paguar, ndërsa i pari po bën gabime që nuk përkojnë me përvojën e tij.

Cristiano nuk mjafton

Zonja e Vjetër është bërë shumë e varur nga Cristiano Ronaldo. Gjithnjë e më shumë duket se kur ai nuk shënon skuadra vuan.

Tani duhet që Morata dhe Dybala të marrin më shumë përgjegjësi.

Pirlo, nuk ka bindur

Dyshimet filluan të shfaqen në lidhje me trajnerin për herë të parë rreth një muaj më parë dhe ato janë shuar.

Arsyetimi i humbjeve nuk vlen më, pas Cristiano si golashënuesi i tij më i mirë është kthyer dhe po luan rregullisht.

Dybala ende për pozitë në formacionin bazë

Sulmuesi argjentinas ka zhgënjyer këtë sezon, pasi ka luajtur vetëm në tetë ndeshje.

Duket se ai nuk e bindë edhe sa Pirlon për t’i dhënë një rol më të madh në skuadër, veçanërisht në ndeshjet e mëdha.

Humbja e së martës ndaj Fiorentinës, mund të jetë edhe një sinjal për Paulo Dybalan.

Milani po udhëheq dhe nuk po gabon

Milani i pamposhtur ka një stil të qartë dhe të qëndrueshëm dhe po fiton ndeshjet një pas një.

Besimi i tyre është në rritje, dhe kjo është një tjetër shenjë që këtë vit Juventus nuk është i paprekshëm në Serie A./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme