Bashkimi Evropian është duke i monitoruar zhvillimet në Kosovë pas vendimit për zgjedhje të hershme parlamentare, kanë thënë një zyrtar i BE’së për Tanjug duke shtuar se në këto rrethana puna për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës si dhe presin që Kosova të respektojë dhe të implementojë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani.
“BE’ja do të vazhdojë të bashkëpunojë me bashkëbiseduesit në Kosovë në dialogun Beograd-Prishtinë. Rruga e Kosovës dhe Serbisë drejt BE’së shkon përmes dialogut. Ne akoma presim që Kosova të respektojë dhe të implementojë të gjitha marrëveshjet e kaluara” , ka thënë ky zëdhënës i BE’së.
Kosova dhe Serbia kanë rifilluar dialogun në korrik të këtij viti pas 20 muajsh ndërprerje si rezultat i taksës së vendosur nga qeveria e Ramush Haradinajt
Hoti dhe Vuçiq kanë pasur takimin e fundit në shtator të këtij viti, teksa kryenegociatorët në nivelin e ekspertëve janë takuar më 10 dhjetor.
Ndërmjetësuesi i BE’së, Miroslav Lajcak ka paralajmëruar se dialogu në nivelin e ekspertëve do të vazhdojë në vitin 2021 pa specifikuar muajin.
Zgjedhjet e reja që pritet të mbahen në Kosovë do të diktojnë edhe dinamikën e dialogut nëse Vetëvendosje arrin të dalë e para në procesin elektoral dhe eventualisht të formojë qeverinë e re të Kosovës./Espress/
Romeo Veshaj po rikthehet pas shumë kohësh me këngë të re
Zelensky shpalos “planin e fitores” gjatë takimi...
Hamza nuk vendos vija të kuqe: Koalicioni me LDK-në më i pre...
Kusari-Lila tregon si ndodhi biseda me Milan Radoiçiqin
Hoxha takoi kryetarin e Prezencës së OSBE-së, flasin për pro...
“Imagjino kur të bëjmë të dytin” – Kiara Tito flet për rapor...