Libri elektronik, në kërkim të lexuesve të rinj

07:19 | 10 Nëntor 2015
Arbresh.info

Libri digjital. Kjo është tema për Panairin e 18 të Librit në Tiranë. Petrit Ymeri, Kryetari i Shoqatës së Botuesve është i mendimit se të lexuarit elektronik në shqip do të zgjojë kërshërinë te të rinjtë.

Aplikacioni që do të prezantohet gjatë ditëve të panarit në Pallatin e Kongreseve, fillimisht do të përmbajë deri në 40 tituj. Më pas çdo përdorues do të paguajë për ta patur librin në tabletin e tij, me një çmim më të ulët se ai fizik.

Këtë vit, për botuesit janë vënë rregulla të reja në arkëtimin e të ardhurave nga shitja e librave. Secila shtëpi botuese do të shoqërojë daljen dhe rikthimin në magazinë të librave me një faturë tatimore, duke shmangur përdorimin e kasës fiskale. Një procedure lehtësuese për shitësit që këtë herë duhet të jenë të deklaruar me kontrata të përkohshme pune.

Hapja e një prej ngjarjeve më të rëndësishme për jetën e librit bëhet të merkurën e 11 Nëntorit./Tv Klan

libri-dixhital

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme