Google ADS

ASK publikon sot Bruto Produktin Vendor

07:13 | 10 Nëntor 2015
Arbresh.info

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) mban Konferencën e organizuar me rastin e publikimit të “Bruto Produktit Vendor” (BPV) për vitin 2014, me qasjen e shpenzimeve dhe të prodhimit, me çmime aktuale dhe konstante.

Fjalën hyrëse do ta mbajë Kryeshefi Ekzekutiv i ASK-së, Isa Krasniqi, ndërkohë që do të jenë të pranishëm edhe mysafirët ndërkombëtarë: Drejtori i Përgjithshëm i Statistikave të Suedisë, Stefan Lundgren, dhe përfaqësuesi i Eurostatit, Marius Andersen.

Kjo është vizita e parë që një Drejtor i Përgjithshëm i një vendi të BE-së viziton ASK-në.

Lundgren do të flasë për bashkëpunimin e SCB-së dhe projektet e përbashkëta të Statistikave të Suedisë dhe Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Ndërsa, Andersen do të flasë lidhur me përkrahjen e Eurostat-it për GDP-në në Kosovë dhe vendet e Rajonit.

Në kohën e planifikuar për seminar, në prani të mediave, me stafin e ASK-së do të flasë Z. Lungren, ku do të ketë diskutime dhe pyetje e përgjigje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme