Google ADS

Yuri Kim takon Çuçin: Më vjen mirë të dëgjoj se ka urdhëruar të nisin hetimet për trajtimin e protestuesve

23:39 | 23 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka takuar sot ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi.

Ajo thotë se se është hap i mirë që ministri ka urdhëruar nisjen e hetimeve për trajtimin e protestuesve nga policia.

Ambasadorja thotë se e drejta për të protestuar paqësisht duhet të respektohet.

Postimi i plotë:

U takova me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi . Më vjen mirë të dëgjoj se ka urdhëruar të nisin hetimet për trajtimin e protestuesve.
E drejta për të protestuar paqësisht duhet të respektohet.

Gjithashtu diskutuam dhe rolin e ministrisë së brendshme në zgjedhje./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme