Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) e Gjakovës, sot, më 23.12.2020, pas një hetimi dy mujor, ka rezultuar me arrestimin e tre të dyshuarve.
“Arrestimi është bërë në rrugën ‘Xhemail Mustafa’ në Fushë Kosovë, në ora 12:45, kur hetuesit policorë nga Njësia e Gjakovës e DHTN-së e mbështetur edhe nga Njësia e Prishtinës e DHTN-së, kanë ndërhyrë në bodrumin e një ndërtese duke zënë në flagrancë tre të dyshuarit duke bërë shkëmbimin e narkotikëve”, bënë të ditur policia, shkruan arbresh.info.
Nga policia janë arrestuar tre të dyshuarit meshkuj, dy kosovarë dhe një shtetas i Shqipërisë. Të arrestuarit janë:E.K.1963, D.E, 1998, si dhe F.Sh. 1982.
Gjatë kontrollit në cilësi të provës materiale janë gjetur dhe konfiskuar: Njëzet e dy (22) paketime/qese najloni që dyshohet të jetë mariuhanë me peshë rreth 4537 gram (4 kg e 537 gram) Një veturë, Para (2365 euro) dhe Tre (3) telefona.
Në lidhje me këto veprime është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti ‘blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’.
Të dyshuarit, me aktvendim të prokurorit, ndalohen në ndalim policor për 48 orë./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...