Gjuha shqipe si lëndë zgjedhore, nxënësit e shkollave fillore do të mund të mësojnë gjuhë shqipe

22:50 | 23 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e gjashtë nga shtatori do të mësojnë me konceptin e ri me lëndë të integruara.

Risitë e Draft konceptit nacional për reforma në arsimin fillor parashikon mësim me tetë lëndë të detyrueshme, integrimin e përmbajtjeve në një lëndë, qëndrimin e kufizuar në shkollë dhe mundësinë e zgjedhjes së gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore, informoi ministrja e Arsimit, Milla Carovska.

“Plotësisht ndryshohet edhe qasja e mësimit, në vend të fakteve të zbehta, përmbajtjet do të prezantohet në kontekst real. Kështu nxënësit do të kuptojnë plotësisht ngjarjet dhe fenomenet që i mësojnë dhe do të dinë të zbatojnë informacionet më tej”, tha Milla Carovska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Profesoresha universitare, Violeta Petroska Beshka thotë se çdo shkollë duhet të ofrojë dy lista me lëndë zgjedhore. Njëra për të mësuar gjuhë të tjera, nga të cilat gjuha shqipe mund të zgjidhet si gjuhë zgjedhore, nëse në mjedisin ku jeton fëmija përdoret më shumë ose është dominuese, dhe lista tjetër zgjedhore të përbëhet nga katër kategori të lëndëve zgjedhore të lira.

“Risi më e madhe është që gjuha shqipe ofrohet si mundësi për nxënësit që nuk mësojnë në gjuhë shqipe, në vend të gjuhës së dytë të huaj. D.m.th. nëse dikush jeton në ambient ku gjuha shqipe është prezentë në disa mjedise apo është dominuese, d.m.th. mund të ketë nevojë nxënësi apo prindëri ta mësojë gjuhën shqipe në vend që të mësojë ndonjë gjuhë të huaj”, pohoi Violeta Petrovska, profesoreshë unoversitare.

Përndryshe koalicioni ASH-AAA, reaguan ashpër për konceptin e ri për arsim fillor që parasheh që gjuha shqipe të jetë lëndë zgjedhore deri në klasën e gjashtë.

Nga Ministria e arsimit thonë se në mënyrë shtesë me debat publik do të diskutohen të gjithë pyetjet që i kanë qytetarët, mësuesit, prindërit dhe nxënësit për konceptin e ri të paralajmëruar në arsim./tv21

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme