Google ADS

Protestoi kundër Putinit, opozitarja ruse dënohet me dy vjet burg me kusht

22:43 | 23 Dhjetor 2020
L G

Opozitarja ruse, Yulia Galyamina u dënua sot me dy vjet burg me kusht.

Ajo u dënua për shkelje të shpeshta të ligjit gjatë organizimit të protestave të opozitës. Galyamina është këshilltare në administratën e qytetit të Moskës dhe një kritike e Kremlinit.

Ajo mori pjesë në fushatën kundër ndryshimeve kushtetuese që i mundësuan presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, të qëndronte në pushtet deri në vitin 2036, raporton Reuters.

Prokuroria kërkoi një dënim me tre vjet burg dhe Yulia Galjamina hodhi poshtë akuzat dhe vlerësoi se ato ishin të motivuara politikisht, duke njoftuar se do të apelonte vendimin.

Megjithëse i shpëtoi burgut, Galyamina nuk do të jetë në gjendje të kandidojë në zgjedhjet parlamentare vitin e ardhshëm dhe ka humbur pozicionin këshilltares në administratën e qytetit të Moskës.

Përkrahësit e saj e pritën para ndërtesës së gjykatës dhe e mbështeteten dhe duartrokiten. /Telegrafi/

Të ngjashme