Shtabi operativ i Komunës së Dibrës nga takimi i pasdites u bëri thirrje banorëve lokal si dhe mërgimtarëve, të cilët arritën në vendlindjen e tyre për pushime, në këtë komunë dhe në Komunën e Qendrës Zhupa, që t’i respektojnë në mënyrë rigoroze masat për mbrojtje dhe parandalim të Covid-19.
Të gjithë, thonë nga Shtabi, duhet të mbajnë maska, të mos grupohen dhe t’i përmbahen vazhdimisht masave si në hapësirë të hapur ashtu edhe në të mbyllur.
“Në takimin e sotëm, u shqyrtua situata epidemiologjike në të dy komunat dhe u theksua se numri i njerëzve të shtruar në Repartin e Sëmundjeve Infektive të Spitalit të përgjithshëm, ku po trajtohen pacientët me kovid, është zvogëluar. Aktualisht gjashtë pacientë janë duke u trajtuar atje, të gjithë me mbështetje të oksigjenit, 10 po trajtohen në bazë ambulatore, ndërsa të tjerët po mjekohen në shtëpi”, informoi Shtabi.
Ata shtuan se u diskutuan edhe aktivitetet e Komunës së Dibrës në bashkëpunim me Qendrën për menaxhim me krizave dhe Spitalin e përgjithshëm për ndërtimin e spitalit modular të siguruar nga Qeveria për Komunën e Dibrës.
“Së shpejti do të shpallet një tender për ndërtimin e një sistemi qendror për terapinë me oksigjen në Spitalin e Dibrës. Duhet thënë se për ndërtimin e saj, ndihma financiare në vlerë prej 800.000 denarëve është marrë nga kompania “Knauf Radka”, thanë nga Shtabi.
Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, me tetë të sapo infektuarit e sotëm me Kovid-19, deri më tani në të dy komunat numri i përgjithshëm i të infektuarve është 598, aktivë janë 122, ndërsa 26 persona kanë vdekur.
Krasniqi: Toni, fituesi i 5 medaljeve olimpike si trajner, ë...
Telekomi i Kosovës mban konferencë për media, pjesëmarrës Ku...
Kina, Meksika, Kanadaja reagojnë ndaj kërcënimeve të Trumpit...
Protesta e PD-së në Tiranë, 44 të shoqëruar në komisariatet ...
Osmani pritet nga Presidenti i Kolumbisë: Mirënjohëse pafund...
Protesta e opozitës në Tiranë, lirohen 21 protestues