Familja Mbretërore në Shqipëri, ka uruar shqiptarët me rastin e festës së Krishtlindjes.
Përmes portretit tashmë të kompletuar, ata shprehin urimet më të mira.
Por, ajo që bie në sy është vogëlushja, princesha shqiptare, e veshur nga duart e arta të kreatores kosovare, Blerina Kllokoqi Rugova.
Ky është urimi i publikuar nga Elia Zaharia Zogut në FB:
Të dashur miq e dashamirës,
Familja jonë ju uron nga zemra Gëzuar Krishtlindjen! Qofshi kurdoherë të bekuar! Me shumë emocion këtë vit, kjo festë e ngrohtë na gjen të plotësuar me ëngjëllin tonë të vogël! Ky vit na solli dhuratën më të bukur në jetë. Urojmë që secili prej jush, paçkah këtyre kohërave kaq sfiduese, të realizojë ëndrat dhe të gjejë lumturi e harmoni!
Nga zemra,
Ne të tre…
Faleminderit
Blerina Kllokoqi Rugova
për fustanin e mrekullueshëm të vogëlushes sonë! Të lumshin duart
Photocredit David Niviere
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad