5 mijë e 33 raste me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Zvicër.
Gjatë kësaj kohe 51 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e këtij virusi në këtë shtet.
Sipas faqes botërore të statistikave worldometers.info, numri total i të infektuarve me COVID-19 në Zvicër ka shkuar në 423 mijë e 299.
6 mijë e 975 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi, ndërsa 311 mijë e 500 persona janë shëruar nga ai.
104 mijë e 824 raste janë aktive me këtë virus në Zvicër, nga të cilët 429 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Përndryshe, deri tani në Zvicër janë realizuar gjithsej 3 milionë e 428 mijë e 57 raste të infektuara.
Ndërsa, numri i të infektuarve me COVID-19 në botë ka shkuar në 78 milionë e 524 mijë e 252.
1 milionë e 727 mijë e 214 persona raportohet të kenë vdekur si pasojë e këtij virusi, ndërsa 55 milionë e 276 mijë e 354 janë shëruar nga ai./Express/
Rizvanolli: Telekomi është meritor për sukseset që ka sot, n...
112 vjetori i Pavarësisë, flamuri shqiptar ngrihet në New Yo...
4000 copa letre për të krijuar flamurin kuq e zi/ Nxënësi ng...
Modernizimi i plotë i rrjetit “Vala”, Kurti: Për...
Krasniqi: Toni, fituesi i 5 medaljeve olimpike si trajner, ë...
Telekomi i Kosovës mban konferencë për media, pjesëmarrës Ku...