Oliver Kahn ka konfirmuar se David Alaba e ka kërkuar largimin nga Bayern Munich. Skuadrat si Interi, Juventus dhe Real Madrid kanë shfaqur interesim për shërbimet e 28-vjeçarit.
Alaba do të presë muajin janar për të filluar bisedimet me skuadrat e tjera, pasi që kontrata me Bayernin do t’i skadojë në muajin qershor.
Portieri legjendar gjerman, i cili është pjesë e bordit të drejtorëve të Bayern Munich, ka konfirmuar se mbrojtësi austriak nuk ka gjasa të qëndrojë në klub pas qershorit.
Inter, Juventus dhe Real Madrid janë skuadrat e interesuara për shërbimet e lojtarit, por madrilenët shihen si favoritë.
“Unë nuk e di se çfarë po ndodh me zgjatjen e kontratës së tij”, tha Kahn.
“Ne ofruam një zgjatje shumë të favorshme të kontratës, ai vetëm duhej ta nënshkruante atë. Sidoqoftë, Davidi dhe agjenti i tij Pini Zahavi nuk dëshironin të ndiqnin këtë drejtim.”
“Me sa duket, ata po kërkojnë një klub të ri dhe ne duhet ta pranojmë atë.”
Alaba u bashkua me bavarezët në vitin 2018 kur ishte vetëm 17 vjeç. Ai ka 32 gola në 404 ndeshje me gjigantët gjerman./Gazeta Express/
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...